Arben Kaçurri u lind në Shkodër më 10 Shtator 1968. Arsimin 8të vjeçar dhe të mesëm e kryen në qytetin e lidjes. Ai është i martuar dhe ka një femijë. Arbeni i fillon studimet e larta pranë ILKF “Vojo Kushi në 1988 dhe i perfundon ato në 1991. Në vitet 1988 – 1992, ai është atlet i shpejtësisë në ekipin e atletikës pranë Klubit Sportiv “Studenti”. Pas përfundimit të studimeve të larta në vitin 1991 dhe diplomimit si “Mësues i Edukimit Fizik”, në Dhjetor të 1991 fillon të punojë si asistent pedagog në Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, pranë Departamentittë Teorisë dhe Metodologjisë të Edukimit Fizik dhe Sportit, në Lëndën e Teorise dhe Mtododologjisë së Edukimit Fizik dhe Njohuri Statistike Informatikë. Në vitin 1994 merr titullin “Pedagog”, në vitin 1996 merr gradën “Doktor i Shkencave”, dhe në vitin 2015 merr titullin “Perfesor i Asociuar”. Nga viti 1994 – 2000 është pedagog i Lëndës “Teori dhe Metodologji e Edukimit Fizik” dhe “Teori e Lëvizjes Njerëzore”, pranë Departamenti i Teorisë dhe Metodologjisë të Edukimit Fizik dhe Sportit. Gjatë kësaj kohe ai kryen dhe funsionet e Përgjegjësit të Seksionit të Organizimit të Edukimit Fizik dhe Sportit në vitet 1994 – 1997, dhe të Përgjegjësit të Seksionit të Edukimit Fizik dhe Sportit1998 – 2000, pranë Departamentittë Shkencave të Edukimit Profesional. Në vitet 1998 dhe 1999 Arbeni kyen studime pasuniversitare pranë Universitetit të Këlnit dhe të Saarbukenit në Gjermani, ku specializohet për fushat e “sjelljes motore” dhe të “kërkimit shkencor në shkencat sportive”. Gjithashtu, nga viti 1997 – 1999, ai është dheKoordinator për Institutit të Lartë të Edukimit Fizikdhe Sporteve “Vojo Kushi” në Tempus JEP Project – 11096, “Ristrukturimi i Sistemit të Përgatitjes së Mësuesve në Shqipëri”.EU Partner: Uni. of Bristol, Uni. of North of London and Royal Pedagogical Institute of Denmark; PC: Uni. Tirana, Uni. Shkodra, Uni. Elbasan, Uni. Korça, Uni. Gjirokastra. Në vitet 1998 – 2000, ai është anëtar i “International Council for Health, Physical Education, Recreation, Sport and Dancing” (ICHPER-SD) – Comparative PE & Sport Commission. Në Shtator të vitit 2000ai emërohet Drejtor i Akademisë Olimpike Shqiptare pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Nga 2000 – 2003 full time, dhe nga 2004 – 2009, part time. Gjatë kryerjes së këtij funksioni ndër të tjera realizon dy projekte kombëtare, “Akademinë Lëvizëse” dhe “Paketa e Edukimit Olimpik në Shkollë”, projekte detikuar integrimit dhe implementrimit të Edukimit Olimpik në kurrikualt e arsimit parauniversitar në Shqipëri. Gjithashtu, ai kryen studime pasuniversitare në fushën e Olimpizmit, si dhe pasi kryen me sukses kursin ekualifikimit të Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), fiton titullin e “Drejtorit Kombëtar të Kursit” me të drejtë organizimin e kurseve në nivel kombëtar për “Programin e Administrimit në Sport”, ku është dhe anëtarë i grupit të hartimit të programeve dhe drejtimit të këtyre kurseve. Duke filluar nga viti 1995 – 2009 është bashkëpunëtor shkencor i Instititit të Studimeve Pedagogjike, periudhë në të cilën ai angazhotet si bashkëautor në hartimin e Programeve Kombëtare te Edukimit Fizik, si dhe të Standarteve të Arritjeve dhe të Përmbajtjes për kurrikulat e arsimit parauniversitar. Në vitet 2006 – 2008, ai perfundon studimet e Masterit Europian “Aktiviteti Fizik dhe Shendeti”. Program studimesh që zhvillohet nga IUSM Romë në bashkëpunim me Uni. Vjena, Uni. Danimarkës së Jugut Odense, Uni. Keln, Uni. Oslo dhe Uni. Kombëtar Kapodistria i Athinës. Nga viti 2007 – 2013, Arbeni është anëtarë i kryesisë “komitetit ekzekutiv” të Fedratës Shqiptare të Notit. Nga Nëntori i vitit 2006 e në vazhdim është Pedagog Përgjegjës i Moduleve: “Bazat e Kineziologjisë / Sjellja Motore” dhe “Teoria e Metodologjia e Kërkimit Shkencorë”, si dhe hartues i pragrameve të lëndëve “Zhvillim Motor”; “Kontroll Motor”; “Të Mesuarit Motor”; “Teori e Metodologji e Kërkimit Shkencorë”; “Kërkimi Sasior”; “Kërkimi Cilesor”, për të dy ciklet e Studimeve, Bachelor dhe Master. Arbeni është bashkëautor edhe në hartimin e Modulit të Kerkimit Shkencor për Programet e Doktoraturës për të dy fakultetet: FSHL 2011, dhe të FVFR 2012. Në vitet 2007 – 2008, emërohet si Drejtor i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë i Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. Në Shkurt 2008 – 2013 ai zhgjidhet si Zv. Rektor i AEFS “Vojo Kushi” / UST. Në periudhën 2008 – 2012, ai është Koordinator i Grupit të Punës, AEFS / UST, për Hartimin e Kurrikulave të Reja në Ciklet e Studimit Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencorë për të dy Fakultetet, FSHL – FVFR, në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, Nr. 9741, dt. 21.05.2007, i ndyshuar, Stadndardet (AEHESIS). Gjithashtu, Arbeni ka qënë Ko-koordinator i projektit: “Bolalba” Tempus – JEP, 40087 – 2005, “Kurrikula e Shkencave Sportive në Shqipëri & Procesi i Bolonjës” – Reformimi i Akademisë së EF dhe Sportit “Vojo Kushi”, Tirana, në Kornizën “Bologna Process” Drejt niveli Universitar.EU Partner: IUSM Roma, Uni. Viena, Uni. South Denmark Odense dhe Uni. NK i Athinës. Koordinator Rajonal për Projektin “Ballkansport” Tempus 144683 – Tempus – 2008 – It – JPCR, “Harmonizimi i Kurrikulave të Shkencave Sportive në Ballkan në Perspectivat Europiane”, EU Partner: IUSM Roma, Uni. Viena, Uni. South Denmark Odense, Uni. Sportit Norvegjez Oslo dhe Uni. NK Athenës.PC: Uni. Sportit Tiranë, Uni. Prishtina, KosovëdheUni. Shtetëror i Tetovës, FYROM. Në vitet 2012 – 2013 ai është Drejtues i Grupit Shqiptar dhe Përgjegjës për interpretimin e të dhënave të rojektit; Project No. K-14-2012, “Stili i Jetes, Fitnes & Risku i Sëmundjeve Kardiovaskulare tek Femijet dhe Adoleshentet”. Bashkepunimi kërkimor në mes të Austrisë, Kosovës & Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në 2013 – 2016, ai është si person kontakti në fazën e alikimit, e mëvonë anëtar i “Core Team” përUST dhe WP4 në “SPEED” Tempus Project 544362 – TEMPUS – 1 – 2013 – 1 – IT – TEMPUS – JPCR “Profesioni i Sportit – Edukimi, Punësimi, dhe Zhvillimet në Rajonin e Ballkanit” . EU Partners: IUSM Roma, Uni. of Vienna, Uni. of South Denmark, Norwegian Sports Uni. and Uni. of Athens. PC: Sports Uni. of Tirana, Uni. of Prishtina – Kosova, Uni. of Belgrade, Uni. of Novi Sad & Uni. of Nis – Serbia. Në vitin 2013 – 2015, rizgjidhet Zv. Rektor për anën mësimore i UST-së. Në vitin 2016, zgjidhet Drejtor i Institutit te Kërkimit Shkencor të Sportit pranë UST-së. Prof.As.Dr. Arben Kaçurri, gjithashtu, nga viti 1991 e në vazhdim është autor i teksteve universitare, teksteve dhe manualeve profesionale, udheheqësi tezave të masterit shkencor brënda e jashtë vendit, pjesëmarrës në hartimin e zhvillimin e kurseve të ndryshme pasuniversitare për kualifikimin e specialistëve të edukimit fizik e sportit, referues e botues në shumë kongrese, konferenca, simpoziume e siminare, si dhe revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe proferor i ftuar në programin e Doktoraturësnë Universitetin Kombëtar tëEdukimit Fizik dhe Sportit Bukuresht – Rumani.
KONTAKT
Nr. Tel.: +355 4 2226652
Email: akacurri@ust.edu.al