Prof. Asc. Dr. Fisnik Brovina
Drejtor
Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Prof. Asc. Dr. Fisnik Brovina
Drejtor
Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Fisnik Brovina ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Ai u diplomua në ekonomi nga Universiteti i Tiranës në vitin 1988. Ka mbrojtur tezën e studimeve doktorale në Menaxhim Arti në vitin 1994 në Universitetin e Arteve si dhe në Kolegjin Mbretëror të Menaxhimit të Artit. Menjëherë pas përfundimit të studimeve ai u bë pjesë e Departamentit të Organizimit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, si staf akademik i ftuar. Nga viti 1992 deri në vitin 2000, ai punoi për Departamentin e Menaxhimit të Artit në Universitetin e Arteve, ku u angazhua si pedagog, Dekan i Fakulteti të Menaxhimit të Artit dhe Zv. Rektor i këtij Universiteti. Ai fitoi titullin akademik “Profesor i Asociuar” në vitin 1996 dhe më pas mori atë “Profesor” në Menaxhim në vitin 2003. Nga viti 2003 deri në vitin 2007, Prof. Brovina u bë pjesë e Departamentit të Menaxhimit në Kolegjin George Brown. Ai ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në periudhën 2007-2010. Prof. Brovina ka punuar si Dekan e zv/Rektor në Universitetin Luarasi, Universitetin “Metropolitan Tirana” dhe Logos nga viti 2012 deri në vitin 2020. Aktualisht Prof. Brovina është duke punuar në Universitetin e Sporteve të Tiranës në pozicionin e zv/Rektorit. Prof. Brovina është autor tektesh dhe botimesh shkencore në fushën e tij të specializimit. Fusha e tij e interesit në kuadër të kërkimit shkencor është menaxhimi.
CONTACT
Mob.: +355 4 2226652
Email: fbrovina@ust.edu.al