SEMINAR/SESION SHKENCOR AKTIVITETI FIZIK NË KOHËN DHE PAS-COVID-19

Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit, pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës organizoi sot, një seminar / sesion shkencor me fokus kryesor aktivitetin fizik në kohën dhe pas – COVID-19.

Pas fjalës së hapjes nga Drejtori i IKSHS Prof. Asc. Dr. Arben Kaçurri, punimet shkencore që u prezantuan ishin :
➡️ “COVID-19: Vetitë biologjike e gjenetike të SARS-CoV-2, mekanizmi i infektimit dhe mbrojtjes imunitare” – Prof. Dr. Dhurata Bozo;
➡️ “Efektet dhe patologjitë e shkaktuara nga SARS-CoV-2 në organizmin e njeriut“ – MSc. Suela Xhufi;
➡️ “Rëndësia e Aktivitetit Fizik në kohën dhe pas – COVID-19” – MSc. Denis Nuriu;
➡️ Rekomandime për zhvillimin e aktivitetit fizik në kohën dhe pas-COVID – MSc. Enkeleda Muka; MSc. Enis Bellova.  

🔼 Në përfundim të këtij sesioni shkencor, MSc. Elvira Baze – përfaqësuese nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë prezantoi projektin BEACTIVE – “EU4Youth – European Week of Sport beyond Borders in the Western Balkans”. Ky projekt ka si pjesë integrale dhe një studim që do të kryhet nga Instituti i Kërkimit Shkencor i Sportit – “Promovimi i kontributit të veprimtarisë fizike tek shëndeti”. Qëllimi i të cilit është evidentimi i treguesve fizik e funksional në popullatë, përfshirë grupet 6 – 10, 11 – 14, 15-18, 19 – 25, 25 – 45, 46 vjeç në rank vendi.

Blog Attachment