IKSHS
  • Office 365 Login
  • Login në Portal
  • Albanian
  • English
  • Instituti
    • Rreth Institutit
    • Rregulloret
    • Drejtori
    • Zv. Drejtori
    • Struktura
    • Stafi Kërkimor Shkencor
    • Fotogaleri
  • Departamentet
    • Departamenti i Performancës Sportive
    • Departamenti i Aktivitetit Fizik dhe Shëndetit
    • Departamenti i Projekteve dhe Teknologjisë
  • Ngjarje & Aktivitete
    • Lajmet e Fundit
  • Na Kontaktoni

Prof. Asc. Dr. Fisnik Brovina

Drejtor

Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit

Universiteti i Sporteve të Tiranës

Fisnik Brovina ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Ai u diplomua në ekonomi nga Universiteti i Tiranës në vitin 1988. Ka mbrojtur tezën e studimeve doktorale në Menaxhim Arti në vitin 1994 në Universitetin e Arteve si dhe në Kolegjin Mbretëror të Menaxhimit të Artit. Menjëherë pas përfundimit të studimeve ai u bë pjesë e Departamentit të Organizimit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, si staf akademik i ftuar. Nga viti 1992 deri në vitin 2000, ai punoi për Departamentin e Menaxhimit të Artit në Universitetin e Arteve, ku u angazhua si pedagog, Dekan i Fakulteti të Menaxhimit të Artit dhe Zv. Rektor i këtij Universiteti. Ai fitoi titullin akademik “Profesor i Asociuar” në vitin 1996 dhe më pas mori atë “Profesor” në Menaxhim në vitin 2003. Nga viti 2003 deri në vitin 2007, Prof. Brovina u bë pjesë e Departamentit të Menaxhimit në Kolegjin George Brown. Ai ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në periudhën 2007-2010. Prof. Brovina ka punuar si Dekan e zv/Rektor  në Universitetin Luarasi, Universitetin “Metropolitan Tirana” dhe Logos nga viti 2012 deri në vitin 2020. Aktualisht Prof. Brovina është duke punuar në Universitetin e Sporteve të Tiranës në pozicionin e zv/Rektorit. Prof. Brovina është autor tektesh dhe botimesh shkencore në fushën e tij të specializimit. Fusha e tij e interesit në kuadër të kërkimit shkencor është menaxhimi.

CONTACT

Mob.: +355 4 2226652

Email: fbrovina@ust.edu.al

Kontakto

  • Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë, Albania

  • Telephone+355 4 2226652

  • email ikshs@ust.edu.al

Njësitë kryesore

  • Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
  • Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
  • Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
  • Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit

Kërko

©2017 Universiteti i Sporteve të Tiranës ALL RIGHTS RESERVED KemiNet

Follow us