FORUMI “MEDIA DHE SPORTI”

Universiteti i Sporteve të Tiranës, Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar organizuan në ambjentet e univesitetit forumin “Media dhe Sporti”. Në fjalën e tij pershëndetëse Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron CUKA vlerësoi maksimalisht rolin e medias gjithashtu hodhi dhe idene e ngritjes së një Masteri Profesional në fushën e komunikimit sportiv. Drejtori i IKSHS Prof.Asc.Dr. Arben Kacurri bëri të ditur se është i domosdoshëm ky lloj komunikimi me median në mënyrë që zëri i kritikës të jetë më i plotë dhe duke u ballafaquar shkencërisht. Nga ana tjetër nga përfaqësuesit e mediave Top News, RTSH Sport dhe Sport Ekspres është kërkuar funksionimi i zyrave të shtypit, dhënia e informacionit si dhe afrimi i modeleve sidomos në problematikat që ngrihen.

Blog Attachment